| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Humbje E shtune, 23-06-2007, 05:05pm (GMT) Kisha menduar te shkruaja nje kenge triumfi per ty.. Po ti e paske humbur, miku im. Si ai qe goditet papritur me grusht dhe syte i erren, si ai qe bie ne lume befasisht dhe fryma i merret. Ku shkoi veshtrimi i kthjellet, c'korba e hane dhe c'heshte e helmatisur t'u ngul ne ballin e endrres pa ane? Cila fjale, cila kohe, cili zot te beri te flasesh me vete? Humbamenoja im, i pagoje si sendet. T'u fashit sic fashitet nje zjarr hakerrimi e ti - luan i pajete ne xhungel; era pergjon sa te kthehesh ne fluger. A thua je i teri i humbur? Shikome ne sy! Kisha menduar te shkruaja dikur nje kenge triumfi per ty... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||