...pranë Dodonës
E merkure, 08-08-2007, 09:30pm (GMT)
Çamëri: Kaq mjegull të kanë hedhur përsipër e nuk mund të të shoh mirë: Të kam përballë e copa-copa të gjej: Një copë këtu e një tjetër andej. Ç’u bë dielli yt 100 e ca vjet?!... Në sa copëza u thërmua që çamët e morën me vete? Kam ardhur të të shoh, e t’i falem edhe një herë Dodonës për ty.1) Plagë e pambyllur që rrjedh nga zemrat e nga sytë.
Çamëri, siç mban midhja margaritarin brenda zemrës, Orakullin e Dodonës ende brenda zemrës tënde e mban dhe ti. Ç’thotë Orakulli i famshëm?... Nuk parashikon më profeci?! Flijimet që i ke bërë ti vatrës tënde i kapërcejnë flijimet e Perëndisë. Ç’bën ai Orakul, pse hesht!!... Mos edhe ai vetë është bërë fli e lakmisë!! Folë, Orakull i Dodonës! Çamëria dëshmitar më hyjnor s’mund të ketë. Froni i lartë i Baba Tomorrit rron e flet. E bija e tij, Dodona, ka shekuj që hesht... Kush arrin të mbyllë gojët e Orakujve, genin hyjnor s’mund ta ketë. Folë, Dodonë! Të iki mjegulla e dielli të ngrohë pjesën e vet.
|