Shkallët
E merkure, 08-08-2007, 09:33pm (GMT)
I ngjisim dhe i zbresim shkallët për çdo ditë: Me shkallët njerzit zbresin deri te Luçiferi, me shkallë ngjiten deri te Perënditë. A s’është jeta një shkallë me dy krahë?! I ngjisim shpejtuar, shkujdesur, gëzuar; i zbresim: menduar, rënduar, ngadalë-ngadalë.
Ku ishim, ku jemi?! Gjith’jetën mbi shkallë... I ngjita edhe unë shkallët qetë e qetë: Një ditë numërova paskëshin kaluar mbi gjashtëdhjet!! U drithërova... Eh, jetë!... Kur u nisa, këtë s’e mendova.
Tani në heshtje vet-veten e pyes: “ Po ngjitem, apo po zbres?! ”
(cikli “Shkallët” )
|