Letërsia Shqiptare

Shkallët
E merkure, 08-08-2007, 09:33pm (GMT)

I ngjisim dhe i zbresim shkallët
për çdo ditë:
Me shkallët njerzit zbresin
deri te Luçiferi,
me shkallë ngjiten
deri te Perënditë.
A s’është jeta një shkallë
me dy krahë?!
I ngjisim shpejtuar,
shkujdesur, gëzuar;
i zbresim:
menduar, rënduar,
ngadalë-ngadalë.

Ku ishim, ku jemi?!
Gjith’jetën mbi shkallë...
I ngjita edhe unë shkallët
qetë e qetë:
Një ditë numërova
paskëshin kaluar mbi gjashtëdhjet!!
U drithërova...
Eh, jetë!...
Kur u nisa,
këtë s’e mendova.

Tani në heshtje vet-veten e pyes:
“ Po ngjitem,
apo po zbres?! ”

(cikli  “Shkallët” )



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.