Pesha e mallit
E merkure, 08-08-2007, 09:38pm (GMT)
Jam udhëtar i rrallë me avione dhe kam emocione: Shkoj larg, në Veri: ( kohë emigracioni... ) Kaq vjet pa u parë Me fëmijët e mi.
Kontrollet e rrepta në aeroporte Matin mbipeshat. (s’lejojnë mbi njezatat.( 20 kg)) Kontrollorë të akullt: Nuk e kanë bagazhet e mia superpeshën sot. Kurrësesi. Kontrolli juaj është i kotë: Këtë peshë malli Askush s’ma peshon?! Ndoshta, po të matej do të ishte qindra ton, e, nuk mund ta mbartte dot asnjë avion.
Rinas, 16.07.2003
|