Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 09:18am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
 » Ylli S. Hoxhaj
 » Ymet Abdulai
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët Y » Ylli S. Hoxhaj
 
Gjuha e pëllumbave të botë
E merkure, 08-08-2007, 09:40pm (GMT)

( baladë )

Te dritarja, dikur, një pëllumb më vinte,
“ Gu-gu e gu-gu” gugiste.
Dhe mjaftonte vetëm një gugitje,
Pëllumba e pëllumbesha mblidhte.
Dhe pëlciste (s’merrej vesh ), sherri, a gazi,
Plot për plot ballkoni dhe pullazi.
Më mahniste gjuha pëllumbishte:
Veç një rrokje me dy tinguj, kishte.
Po si gjuhë folës paskësh shumë,
Ndonëse asnjë fjalë s’kuptoja unë.
Dhe, dy tinguj, vallë, si mjaftojnë,
Që kaq shum’pëllumbat kuvendojnë!?
Se që është gjuhë, s’ka dyshim
Ligjërimi i tyre s’ka mbarim:

Gu-gu-gu, kur lozin, kur kërcejnë,
Gu-gu-gu, kur puthen, kur dëfrejnë,
Gu-gu-gu, kur ndeshen, kur sulmojnë,
Gu-gu-gu, kur çift, nuk di ku shkojnë,
Gu-gu-gu, kur puplat i ngrefojnë,
Rrotull pëllumbeshës triunfojnë...
“ Gu-gu-gu “, ç’kuptime shpreh gugishtja?
Gjuhë e çuditshme pëllumbishtja.

Nga buron kjo gjuhë, pa shkrim e letër?!
S’ka gjasim me asnjë gjuhë tjetër.
Ku ta gjejmë Profesor Çabenë 1)?!
Veç Ai e zgjidh këtë dilemë.

Gu-gu-gu, më fute në mendime,
Kaqë vjet mister në kokën time...
Kaqë vjet një gjuhë e pazbërthyer,
Të kam ruajtur: kristal të pathyer.
2.
Dhe erdhi një ditë, kaq papritur,
Djemtë e mi, m’u dukën më të rritur:
Si i thonë ndryshe në një shkencë,
“Prag i jetës “, apo adoleshencë:
me një push mustaku me balluke,
me ca triko mode, me cullufe,
me ca gugurisje me amore,
herë në dritare, herë në ballkone.
U rikthye prapë pëllumbishtja,
Ndonëse pëllumbesha, ende s’kishte.
Dhe këndonin, loznin, a gugisnin,
Njeri-tjetrin lumturisht gërgisnin.
S’merrej vesh i flisnin Perëndisë,
apo i thërrisnin dashurisë.
Unë sërish në ëndërrime humba.
Shihja: herë dhëndurrë, herë pëllumba.
Të kuptova vonë, moj çudi:
Pëllumbisht, pse flasin djemtë e mi.
Djemtë e gocat thonë me “ gu-gu”:
“ Ku jini, moj Vita,...ju, Pëllumba, ku?!”
....................
Eh,... të fliste Bota pëllumbishte!
Vetëm dashuri e paqe do të kishte...
Ti gugishtja e pëllumbave të Botës,
Tym m’i bëre prapë mend e kokës.
1. Eqerem Çabei, gjuhëtar i shquar


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Stinë që emigrojnë (08-08-2007)
Pesha e mallit (08-08-2007)
Një çast dalldisje (08-08-2007)
Dhimbje (08-08-2007)
Vjersha e parë (08-08-2007)
... S’m’u ndave (08-08-2007)
Shkallët (08-08-2007)
Mos e qortoni më... (08-08-2007)
...pranë Dodonës (08-08-2007)
Jati?! = Përse?! (08-08-2007)
Elegji në tri shkallë (08-08-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]