Letërsia Shqiptare

Për një mall...
E merkure, 08-08-2007, 09:41pm (GMT)

O mall i përvëluar që ndez e ndrit si Ylli,
Buis dallgët e zemrës, përthan lotët e syrit:
Je det i gjerë me dallgë, me një shpirt të ngarkuar,
Vjen natën nëpër ëndrra si një pëllumb i shkruar
E ndez një bukuri, një dritë të amëshuar
Me gaz e përqafime edhe me lot trazuar...
Kur shkon në mjegullnaja, kur tretesh në eter,
Një dëshpërim i brishtë nuk di se nga më vjen:
E shtohet mall i ri e ndez më shumë të parin,
Pa rritet mal i mallit, arrin dhe Himalain.

O Pol që orienton një botë plot magji,
Të duheshin magnetë, që thithe djemtë e mi?!
Të duhej forcë e mallit, e dufit prinderor,
Shkëlqim të ri t’i jepje magnetit botëror?!

O mall i përvëluar, që s’njeh det e kufi:
Sa shkrep diku në Jugë,...shkëlqen lart në Veri.

Përmet, mars 1999



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.