| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Tri puntata për Ditën e Mësuesit: E marte, 04-09-2007, 08:22pm (GMT) (nga cikli ”Didaktike”)
1. Ndalu pak, ti aviator, Ti teknik, ti murator, Ti student, ti inxhinier, Ti artist, ti kamarier, Ti shofer, ti marinar, Ti bari me dhën në mal, Ti artist, ti këngëtar, Ti fermer, ti tregëtar, Ti doktor, ti ushtarak, Un’po të lutem,... ndalu pak! Ndalu pak, dhe sill ndër mend: Ç’fest’ka sot, në vendin tënd?! Mësuesit që të mësuan i kujton, i ke takuar?!... Ata s’kanë pronë, as flori, Dhe këtë, ti mirë e di: Dijet t’i dhanë pasuri. Që tërë jetën të jesh njeri... Në këtë ditë, në këtë festim, Jepu ti me përmallim, Një mirënjohje, një urim! 2. Ndalu pak, ti Boss i Ri: Me pallate e pasuri, Me vetura për “ qefli “ Faqekuq e shendetli Që prish euro e dollarë, Për një qejf, si pashallarë. A kujtohesh ndonjë herë, Kush ta mësoi abecenë?! Ndalu pak e sill në mend, Ç’festë ka në vendin tënd?! Mësuesit, që të mësuan, I ke pare, i ke takuar?! Ata s’kan’pronë, as flori, Dhe këtë ti mirë e di: “ Dijet t’i dhanë pasuri “ Që tërë jeten të jesh “njeri “. Në këtë ditë, në këtë festim, Jep dhe ti, me pak pendim, Një mirënjohje, një zotim. 3 Ndalni pak, parlamentarë, Ju ministra, ju shtetarë, Që fjalët i derdhni shkumë, për dije e për kulturë, për ryshfete e për kolltuqe, harruat shkollë e mësuese... Ndalu pak e sill në mend, Ku janë sot, mësuesit tënd?!... Ata s’kanë pronë, as flori, Dhe këtë ti mirë e di: “Dijet “ t’i dhanë pasuri, Që tërë jeten të jesh njeri... Në ketë ditë, në këtë festim, Jep dhe ti, me pak pendim, Një mirënjohje, një premtim. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||