| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Shpirt i trazuar: E marte, 04-09-2007, 08:24pm (GMT) (cikël ) 1. ku të të gjej?!...Nënë, kur të kisha këtu, kurrë nuk kam menduar se ka një tjetër Perëndi. Ishe Ti. Jetoja me Perëndinë nën një çati, Dhe isha me atë çdo orë e sekondë. Isha më i mbrojturi në këtë botë: ndihesha njeri e hyjni, Sigurisht, Isha me ty... Si më humbe ti kaq pa pritur?! Pa adresë fluturove?! Po rrah yje e galaktika, Me ata më gjason e me ato më trazohesh... Ku më shkove?! Kam dhjetë vjet që jam jetim, pa ty, moj nënë!... Kur ishe Ti: I kisha: Perëndi e Nënë. Përmet, maj 2005 2. Otranto Thanë deti i përpiu, Thanë dallga poshtë i futi, Tërë ëndërrat e bardha, Si i nxuri, si i mbyti?! Det, o det që kurrë s’u ngope, Nga e keqja dorë s’hoqe... Kush e di, kush i ka parë? Duam që t’u dimë varrë... ...... Nisa Kukun: ku-ku-ku, Nisa kalin trak e truk... Nisa korbin ga-ga-ga... S’kam kë nis, të tjerë s’ka... Nuk po kthehet korbi i zi: Ga aty, e ga këtu... Nëpër mote s’ishte parë, Të mbetej njeriu pa varr... Kaqë larg ka shkuar dallga?!... Poshtë detit shfryn balada. 3. motrës, në ditët e vështiraO Motër, plagë e hapur e zemrës sime, Erdha dhe Buna më doli përpara e turbullt, e turbullt, plot erë e trazime. Erdha për ty, e ti, si Rozafa në një mjegullnajë më kishe humbur. Ku je, moj Motër ?... Pse edhe porta jote qëndron e heshtur, e mbyllur?! Buna ndjente dhimbje, zjente si shpirti i vrarë me gulçime: Ku i gjete këto dallgë e erëra, moj Bunë!? Janë lotët e derteve të motrës sime?! Ku i gjete terë këto rrapëllima, më trego! Janë psherëtimat e motrës edhe këto?! Më je prishur nga bukuria, moj rrezja e hënës: Je zbehur, je tretur, e kaq shpejt ke marrë shëmbëllimin e Nënës. Ku shkoi tërë ajo bukuri e shpërthim jete!? Më thuaj, se deri te “ Molla e Artë “ do ta kërkoj, do ta gjej atje, e, për ty, do ta marr me vete. Nuk do të marr “Mollën e Artë “ andej, Po bukurinë tënde të humbur do të ta kthej. Po Shkodra, pse po më duket kaq “ bruto” sot? pa bukurinë e buzëqeshjen tënde, edhe ajo, s’rri dot. Moj motra ime e brishtë, Si m’u mjegullove kaq pa pritur? Ku i ke xhevairet e tua: Shpirtin e bardhë, mallin e përvëluar... Këngët,...lulet... Të gjitha, paskan shteruar?!... Ku jam, moj Shkodër, ç’po ndodh me mua?! Rashë dhe unë, në mjegullnajat e legjendave të tua!? Buna bubullon si moti, Buna është dyfishuar: Motrës i qënka tharë syri e loti, Edhe psherëtimat i janë mbaruar. O shpirt, lot i trazuar.!.. Eh, mjaft, me mjegullnaja, mjaft me balada të kota!... Ti Shkodër më prit si mik, te Buna; Ti Motër, si dikur, krahëhapur te porta. Shkodër, gusht 2003 4. të mbetën sytë këtej, vëlla ( Vëllait emigrant ) Je larg, o vëlla, përtej mërgimit e detit: të merr malli për diellin e Tomorrit për erërat e Dhëmbelit, për këngët vënçe e gërnetën e Laverit, për Vjosën e dallgëzuar, për ujin e ftohtë të Sopotit për Bregasin e lulëzuar: Bajmet atje nuk kanë të numëruar, e petalet e bardha të tyre i pate çarçaf të djepit. Ku t’i gjesh këto aty, ku je ti?! Si të t’i dërgoj tërë këto vise ?... S’e di... Ti, me sytë këtej... Vetëm yjet e qiellit tënd sheh... Edhe një vetull hëne që e pate mike rinie, herë të shfaqet e herë mes reve të fshihet. Të ngrinë sytë, e yje malli t’u bënë: Rjedhin lot të artë e dritë të bardhë kullojnë: Mbi Përmet vesa e atyre syve ka rënë... Hardhitë e vendlindjes në pika kristali kullojnë?! (Viset e vëndlidjes u ngjyen me dritë malli.) Muzgu i arratisur aty s’të mban dot: Vjen, i etur nga vitet e, zbret në Sopot. Ai ujë ta shuan mallin, a të jep flatart e veriut?! Pi ujin e vendlindjes, Dhe rend në lëndinat e Bathishtës, si kali me flatra i Abas -Aliut. Vjen e më ikën, s’të takoj dot... gjurmët e tua gjej. Janë vesa e mallit, apo vetë malli-lot?! Dua të laj sytë e përgjumur me atë kristal Ai më çlodh, ai me ty më çmall. Ti vjen e rri këtu, gjer në ag, pastaj si shtoizotvallet, përsëri, më ikën larg. Të mbenë sytë ketej, o vëlla... Ke të drejtë, e di: Nuk rrojmë dot pa yje Dhe pa Shqipëri... maj, 2005 5. kur mblidhen motrat Kur mblidhen motrat, shtëpia merr jeten e folesë së dallëndyshes: Fjalët ëmbëlsohen, e mbushen me mëmësi: Sytë me një tis paksa të turbullt rimbushen. Një mjegull malli zbret nga yjet, nga hëna: Ca pika lotësh të nxehtë shkëputen si kokërra ari, në fshehtësi. “Ku janë: Babai, Nipi i bukur, Vëllai...?! po Nëna?!”... Shpirti i madh i motrave shkëlqen në pikën e syrit të përlotur të mallit dhe të dhimbjes. Kur mblidhi, ju, moj Motra na ndizet zjarri i dikurshëm i votrës së madhe. Kur vini ju shtëpisë së vjetër i kërcasin trarët. Çelin lulethanat e bajamet në Bregas, e ne me retë e bletëve thithim nektarin e luleve të vendlindjes... Mblidhuni një ditë të gjitha!... Eh, si kur të mblidheshim të gjithë, Kushedi si do të ndrinte ajo ditë, ajo mbremje!... Ju dini ta bëni dritë shtëpinë dhe shpirtin. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||