U nisëm, pa ikur tymi i luftës,
duke shkelur mbi gërmadha.
Ishim ngarkuar me këngë e ëndërra të papara...
Donim të shkonim përpara.
U nisëm drejt Diellit,
Ngrohtësia e tij, në shekuj na kishte harruar.
E donim atë që kaq shumë na kish munguar.
Ne ishim ëndërrimtarë të zhuritur për dritë
e liri:
U besonim këtyre ëndërrave,
dëshirat e bardha që buisnin
edhe Don Kishotin na e kishin bërë gjeni.
Dhe ndodh, kur ëndërron:
mendja trulloset, dhe, syri mirë s’shikon...
Eh, e madhe, e madhe dhe e ngatërruar kjo botë,
Herë naive, herë dinake, herë e marrë:
Me zot e pa zot.
Ju qepëm” malit me diell”.
Na ranë thonj e dhëmbë:
Çudira e marrira thamë e bëmë.
.Kështjellat, endërrat,
e kushedi, ç’bëmë:
me kohë kishim rënë.
Medet:
të gjitha u çbënë, u rrëzuan:
Tani kemi frikë nga ëndërrat:
Ato shpesh na trembin,
edhe kur flemë
edhe kur jemi zgjuar.