| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Të kesh frikë nga ëndrrat E marte, 04-09-2007, 08:28pm (GMT) U nisëm, pa ikur tymi i luftës, duke shkelur mbi gërmadha. Ishim ngarkuar me këngë e ëndërra të papara... Donim të shkonim përpara. U nisëm drejt Diellit, Ngrohtësia e tij, në shekuj na kishte harruar. E donim atë që kaq shumë na kish munguar. Ne ishim ëndërrimtarë të zhuritur për dritë e liri: U besonim këtyre ëndërrave, dëshirat e bardha që buisnin edhe Don Kishotin na e kishin bërë gjeni. Dhe ndodh, kur ëndërron: mendja trulloset, dhe, syri mirë s’shikon... Eh, e madhe, e madhe dhe e ngatërruar kjo botë, Herë naive, herë dinake, herë e marrë: Me zot e pa zot. Ju qepëm” malit me diell”. Na ranë thonj e dhëmbë: Çudira e marrira thamë e bëmë. .Kështjellat, endërrat, e kushedi, ç’bëmë: me kohë kishim rënë. Medet: të gjitha u çbënë, u rrëzuan: Tani kemi frikë nga ëndërrat: Ato shpesh na trembin, edhe kur flemë edhe kur jemi zgjuar. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||