| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ylli i Karvani: E marte, 04-09-2007, 08:31pm (GMT) Naim Frashërit Kishin mbetur karvanet e shekujve shqiptare në udhëkryqe: Me ca prijsa shkretanë, pashallarë me tuje, pa dritë e emër. Agimet e bardha të shpresës kishin mbi 400 vjet që s’vinin këtej, e kushedi ku treteshin tutje. Në lagështira gjaku e murgëtira me mjegull, këndonin veç qyqe. Përmes errësirës në udhëkryqe, njerëz e gjallesa përplaseshin me erërat dhe qafën thyenin në humnera të humbëtirës. Drita nuk dukej, Nuk dinte nga të vinte, s’po dilte në shesh: Njerzit thërrisnin e rënkonin Qielli lart i ftohtë, heshtte e gjumonte... Poshtë: bota jonë- përshesh... Nga të shkojmë?! Ku do të vemë?!... Piskama çante mjegull e terr: Një yll, ngarkuar me dhimbje e me dritë Shkau, e zbriti, duke prerë me rrufe-shpatë atë tmerr. Zbriti ylli i Dritës... Si prijës drejt Ditës, Me një shpirt të zjarrtë: “ Këtej!... Ndiqmëni!... Përpara!... Përmes territ e zisë!... Ishte Naimi, me pendë e kartë... na printe, drejt lirisë... U nisën karvanet... Agimet prisnin. Tingujt e gjuhës shqipe rridhnin mjaltë: Ç’po ndodhte?! Kish ndodhur e padëgjuara çudi: Perëndisë e Shqipërisë i flisnim me të njëjtën gjuhë të “zjarrtë”: Dhe Perëndia u bë Shqipëri e Shqipëria Perëndi... Skënderbeu e Pirua u rikthyen me flamur, mbi kalë e me shpatë. Tre yje drite, mbi Kokojkën e Frashërit, Kishin ndezur zjarrin e zgjimit: Projektorët e fundnatës shqiptare, në qendër kishin Naimin... Një rreze drite, ndriçonte e vezullonte: Manushaqet ngritën kokën mbi hithrat e ferrat, Dielli dhe agimi po na vinte nga “ perëndonte”: Andej do të vinin: Drita, Çlirimi, Përparimi... “Dita e bardhë “ çante mjegullën ngarkauar me margaritarë vese... I kish thirrur, dhe i priste Naimi... Në verën me lule-shprese... Tërë dritën e shpirtit e të mendjes e derdhi pa kursim Dhe krijoi këtë Perëndi të re: Edhe u tretur e kulloi si qiri, I mërguar, i malluar, për Parajsën-Mëmëdhe... Jo,... nuk u tret, si thonë, nga veremi Ai, por, për Ty, moj Perëndia-Shqipëri. Ecte karvani, Naimi ishte në ballë, ndonëse në ditët e fundit. Medet!... Buzëqeshja e asaj fytyre të tretur, Ditët e së ardhmes pret e thërret: “ Jak, o Ditë e bekuar! Të pres!... Nuk vdes!...” “Dita e uruar “ çapitej, e përgjakur, e vonuar: me mjegull, me re. Ai shkoi...Atje. Busull e pandryshuar-Perëndimi. Yll i dritës për ne. I përjetshmi: -Yll I Karvanit, N a i m i.
24.11.2005 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||