| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Vargje për teto Feten E marte, 04-09-2007, 08:34pm (GMT) Pastruesja e shkollës “ P. Sotiri “ Gjirokastër Flokë thinjur, ballin rrudha, Vjen për çdo mëngjes, S’e tremb nata, s’e lodh udha, Çelsat mban në brez. Gumëzhin oborri i gjithë, Shkolla gjallëron, Teto Fetja si çdo ditë, Na pret në sallon. “Mirëmëngjesi!, -ne i themi. Ajo e gëzuar: “ Mirmëngjesi, djemtë e mi! Sot keni mësuar?!” ....... “ Teto, na duhet një kasë, Kemi një orë punë. “ “Merri, veç mos të humbasë, Se përgjigjem unë. “ Jashtë bora flokëbardhë, bie pa pushim: “ Merrni dru, -thotë, -se mardhët, Sot bëka thëllim...” Rrotull stufës muhabetin Tetua flakë e ndez: “Djem këtu kam plot një jetë, Me ju dua të vdes!... Dhe dëgjoni Teto Feten: Çupat i mbroj unë, Po gacmuat, do ta hani Si gomari drunë! “ Teto Fetja s’bën lëshime, Vajzave u flet: “Mos m’u tundni si kadëna, Kaqë duan djemtë! S’ndizet zjarr e nuk del tym, Kur s’ka dru në sobë, Po qëndrove mbi qymyr, Të bie në kokë!... “ Jashtë bora flokë-flokë, ia ka bërë forra, rrotull stufës Teto Fetja flet me metafora. Gojëmjaltë, zemërbardhë, Në çdo kënd e gjen, Tërë shkolla, brenda – jashtë, Si pasqyrë shkëlqen. Flokëthinjur, ballin rrudha, Herët çdo mëngjes, S’e tremb nata, s’e lodh puna, Çelsat mban në xhep.
Gjirokastër 1960 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||