Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 08:08am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
 » Ylli S. Hoxhaj
 » Ymet Abdulai
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët Y » Ylli S. Hoxhaj
 
Baladë me refren për duart
E marte, 04-09-2007, 08:38pm (GMT)

Na u rritën djemtë, moj grua

u bënë burra

e rrugët e botës shkelën.

Unë e ti, në çerdhen tonë,  të vetmuar

kaq papritur u gjendëm...

 

U bënë burra djemtë tane:

Burra me gra nga Evropa:

Adresën shqiptare e kishin dhe e kanë,

dhe emrin shqiptar shkruar te porta.

Kushedi sa telefonata kemi bërë,

Zjarr na ndez zemrat, ai zjarr:

Andej e ketej – një kontinent i tërë,

një oqean-malli familjar.

 

Po vitet ikin e malli shton flakën;

Malli e vetmia na plakën, na pakën.

 

Na u rritën djemtë moj grua.

Ne vetëm këtu, të dy:

Unë të shoh ty, Ti më sheh mua,

Shihemi e s’shihemi në sy...

Diçka nis të them,

diçka po më thua...

S’prish punë se e bëjmë ujem.

Sado e ngarkuar, sado e trazuar

biseda, sido që vjen:

në zemër e në shpirt

ne jemi kuptuar:

“ Eshtë malli për djemtë! “...

që siç vjen i trazuar, i kulluar shkëlqen.

 

Se malli s’të do të jesh orator,

Një gjuhë kanë zemrat, në çdo krahëror.

 

Po ti kthehesh në vitet e tua,

Me mall e me fantazi:

kur zjente shtëpia e shpërthente porta,

kur djemtë ishin këtu,

në fëmijëri, në rini...

Atëherë, nuset më të mira që mund të kishte bota

i ëndërroje për djemtë e tu.

Këto ëndërra nga mentë ende s’i ke humbur,

Ndonëse djemtë, atje, ndihen të lumtur.

Këto ëndërra na ushqejnë shpirtin,

na mbushin vetminë,

po mallin na i rrisin.

 

Eh, malli: ç’nuk sajoka, moj grua:

Edërrat e tua, dëshirat e tua..!

Mendon e rri zgjuar, ç’dhurata të çojmë,

Në korrik jemi ftuar, atje do të shkojmë.

 

“Ç’dhurata?!...”

 

Pa vjen si ëndërr fëminia,

kur zoçkat gugisnin dhe çerdhja nuk heshtte;

si lak në fyt na shtrengonte varfëria,

po ty dora nuk të reshtte

diçka do të sajonte:

një triko, një bluzë, a diçka tjetër:

të re e bëje atë që ishte e vjetër...

Dhe djemtë u ngjanin pëllumbave të shkruar,

midis shokëve të bukur,

të gëzuar...

 

Eh, ç’kanë hequr ato duar,

Sa janë lodhur,  sa janë munduar!

 

Dhe, malli u zgjua përsëri:

Katër bluza

me ngjyrat më të bukura,

me lulet më të bukura,

(me zogj edhe me flutura...)

edhe me mall të ri.

 

Eh, ç’po punojnë ato duar,

S’e ndjejnë lodhjen, janë lumturuar.

 

S’t’i lodhi duart, as dita as nata,

s’t’u lodhën sytë nga shtizat e rënda?!

Edhe në shtrat me ato dhurata:

dhe thurr e thurr,

       gjersa gjumi të zënka.

 

Bluzat flenë me ty në një shtrat,

ëndërrat e bukura s’të lënë rehat.

 

Dhe e ndjen çmalljen,

         u kënaqe shumë;

edhe qesh, edhe qan në atë çikë gjumë.

Fytyra të qesh,

      sytë të lotuar.

Çohesh...

nis prapë me ato duar.

 

Eh, ç’kanë punuar, ato vetë e dinë:

Lodhjen s’e ndjejnë,

        veç lumturinë.

 

 

  Pas një gërrmëreje të vogël

    ( vargje shtesë )

 

Një pasdite ndodhi që u zumë,

“Jo, ç’bën ti, jo po ç’bëj unë?!

Ti seç na shkruan koti, kurse unë bëj punë.”

 

Nuk doja t’ia prishja imazhin që kishte,

Se ç’shkruaja unë, ajo nuk e dinte.

 

Dhe i thashë, kur ra qetësia:

“Po t’i tregoj “punët “ e mia,

Se edhe unë nuk e kam ngrënë thatë,

Për djemtë dhe për ty e mbarova një baladë.”

 

“ Baladë!… ç’i bën vetes qefin,

Punë i thonë, kur e mbush plot xhepin.

Baladat sot, as qeni s’i ha:

“ punon “ ai që e mbush xhepin me para...”

 

“Po lexojë, -iu luta, -hidhi një sy pak,

Pastaj rrimë e flasim, nga mëngjesi në darkë. “

Dhe e dija: gratë nuk i zbresin kalit:

“Pa të shohim... si e ke shprehur mallin!...”

 

U përlotëm...Kështu e ka vetmia:

Unë puthja duart e saj, ajo duart e mia.

“ Trikot, -tha, -u mbajnë ngrohtë trupin,

 Këto balada u mbushin e u ngrohin shpirtin.”

               

 Përmet, qershor 2003


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Dhimbje (04-09-2007)
Në kthim (04-09-2007)
Vargje për teto Feten (04-09-2007)
Prag pranvere (04-09-2007)
Ylli i Karvani: (04-09-2007)
Kur psherëtijnë njerzit (04-09-2007)
Të kesh frikë nga ëndrrat (04-09-2007)
Janinë, ç’më panë sytë (04-09-2007)
Shpirt i trazuar: (04-09-2007)
Tri puntata për Ditën e Mësuesit: (04-09-2007)
Bashkautorësi (04-09-2007)
Për një mall... (08-08-2007)
Gjuha e pëllumbave të botë (08-08-2007)
Flasim me Hyjtë (08-08-2007)
Stinë që emigrojnë (08-08-2007)
Pesha e mallit (08-08-2007)
Një çast dalldisje (08-08-2007)
Dhimbje (08-08-2007)
Vjersha e parë (08-08-2007)
... S’m’u ndave (08-08-2007)
Shkallët (08-08-2007)
Mos e qortoni më... (08-08-2007)
...pranë Dodonës (08-08-2007)
Jati?! = Përse?! (08-08-2007)
Elegji në tri shkallë (08-08-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]