| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kënga psherëtimë E marte, 04-09-2007, 08:40pm (GMT) I rëndoi malet dëbora, Borë e suferinë: “Mbahuni, vëllezër male, Si t’u jap pak ndihme ?” Peshë malesh, siç na thonë, S’mbajnë vetëm malet, Se dhe kënga pleqërishte Pak s’i ka hallet... T’u dërgoj këngët e mia, Thoshte plaku i mirë, Maleve t’u zbut qederë, T’i lë më të lirë. Dhe këndoi shumë këngë, E çau mushkërinë: Malet morën dert e këngë, Po jo pleqërinë. Mbeti peshë e pleqërisë, Mbi këngët e mia, Klithmë e ngjirrur pleqërishte, Shurdhte nga vetmia. Nisej kënga, po përgjigje Brezave s’u vinë: “ O ju male me dëborë!...” Mbeti psherëtimë. Edhe Ti dhe Unë i mjeri, Po kërkojmë më kot, Eshtë e rëndë pleqëria, Malet s’e mbajnë dot. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||