Letërsia Shqiptare

Baladë e re
E marte, 04-09-2007, 08:41pm (GMT)

 

 

  Një baladë e vjeter rrëfen:Ymer Aga, atje larg ku

ishte, paska parë në ëndërr se ia paskësh marrë

 Nusen e re Ali Pasha... As hante, as pinte Aga...

  Paska dhënë besën se do të kthehej dhe, ik e ik e

    u ka dalë krushqve përpara: “ O krushq, kjo është

  Nusja ime!” Pastaj, nga nishani i vetullës njohën

                                                           njeri–tjetrin. “Udha e mbarë, o krushq bujarë! -

                                                           u tha nusja. “...Më trazoi një ditë kjo baladë e

                                                           më uli të shkuaj Baladën  e  r e.

 

O djem, më gjeti si Ymer Aga,

Që shihte ëndrra në balada.

 

Agës i a merrte nusen e re Pasha,

Mua djemtë m’i rrëmbyen dy vasha.

 

Dy vasha bionde, dy vasha nordike,

M’i puthkërkan djemtë pa pikë ndroje e frikë.

 

Të pata lexuar dhjetra herë, moj këngë,

Po kurrë s’të gjeta kaq të thellë e të rëndë.

 

Kur të vjen te pragu, kur e ndjen në shpinë,

Ia njohkërke peshën dhe thellësinë.

 

Dhe, m’i morrën djemtë ato dy vasha,

Sikur të qënkeshin dy Ali Pasha.

 

 

U nisa dhe unë në kërkim të gjatë,

Janë të mira lanetkat, me flokë të artë.

 

Me një gjuhë të huaj që s’u di asnjë fjalë,

I hyra baladës pa velë e pa kalë.

 

Do çaj kontinentin, gjer lart në Veri,

Rruga është e gjatë, mundimet i di.

 

Do t’i gjej, more Agë, se shenjat i njoh:

Si Yj janë ata, si Hënë janë ato...

 

I gjeta, i gjeta, me puthje e qafime,

Shkëlqejnë sytë e mi, këndon zemra ime,

 U dhashë dhe unë qafime, urime...

 

Eh, Agë Ymeri ta kam për nder,

Në baladë më fut, nga balada më nxjerr.

 

Jam prind, more Agë, e malli shpërthen,

Ky mall, more Agë të bluan, të bren...

Ky mall, more Agë sa balada lind,

Sa shpresa ushqen e sa zemëra lidh!

Sa shkrep në Jugë, në Veri shkëlqen,

në dy zemra këtu, katër atje gjen...

 

Eh, more Agë, i nderuar qofsh:

Kush hyn në baladë, zor se del dot…



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.