| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Prindër të vetmuar E marte, 04-09-2007, 08:44pm (GMT) ( monolog ) Sa larg më shkuat, o djem, sa larg! As në balada nuk e gjen këtë varg. Se, edhe koha e baladave, kur ish, një cak për largësinë e kish, sigurisht: Do të ishin shtatë dete, apo shtatë male, Kështu, largësia quhej më e madhe. Ky cak tani humbi, erdhë kohë të lira: Baladat e reja paskan shumë çudira: Baladat e hershme kan’qënë tre a katër, Kjo kohë emigrimi, baladë në çdo vatër. Tani në balada s’ka kuaj me flatra, Ka tragete, gomone e lloj–lloj autostrada. Bile s’ka simbole e numëra tek, Po ca karta magneti, celularë e teleks. Më shfaqi, o djem me zë të malluar: Dy krevatë ju presin, dy lugë rrinë shtruar. Këtej të vetmuar, ju larg, në kurbete. Ne në monologje flasim me vet-vete. Flasim e pëlcasim, mbarë e prapë i kthejmë dertet e qederet, po derman nuk gjejmë. Pse, o brezi im, kaq derte, kaq halle?! Ç’është gjithë kjo ikje, kjo braktisje e madhe?! O ju miqtë e mi, me shpirt të trazuar, Ç’balsam do t’i gjejmë vetmisë së mallkuar?! Eh, vetmi e egër, helm i kësaj jete, Qënkemi me dhjetra që flasim me vete. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||