- Mësuesit Tim Të Nderuar -
Mësues dhe prind,
U bëtë ju për mua,
Çdo mirësi të jetës
Nga ju e kam mësuar
Kujtoj me mall çdo gjë
Gëzimet dëshpërimet
Së bashku i kaluam
Dhe mbetën pas kujtimet.
Me duart e dregosura,
Nga puna të lodhura ishin,
Kujtoj sytë buzëqeshjen,
Fjalët që vënd ju kishin.
T'i gëzonit,nuk arritët
Nipa e mbesa plot,
Sa herë në varret tuaja
Derdhin mall e derdhin lot.
Dhe tani që po ju shkruaj,
Këto vargje, lotët smbaj,
Janë lotët e mirënjohjes,
Nga zemra Mësues s'ju ndaj.