NDËSHKIMI
E marte, 19-06-2007, 06:52pm (GMT)
Në këtë botë të trazuar, Ka dhe njërëz ziliqarë. Më ligësi në shpirt, gatuar. Ata janë ngatërrestarë.
Porsi krimbi që bren drurin, Njerëzve ua brejnë jetën. Për të zeza u punon truri, Të shtrembojnë të vërtetën.
Por për ta Zoti s'harron, Për te mirët dhe të këqijtë. Sipas zemrës çdo gjë dhuron, Mjer të ligjtë dhe smirëzinjtë.
|