Letërsia Shqiptare

SHQIPËRISË
E marte, 19-06-2007, 06:52pm (GMT)

Moj Shqipëri, Shqipëria nënë,
Bijtë ikin dhe të lënë.
Pse të ndodh kështu, vallë?
Pse të ndahen nënë e djalë?

Ikin, ikin në mëgrim…
Larg prej teje, shpirti im!

Larg prej maleve madhështore
Larg prej pyjeve shekullore
Larg prej ujit të burimeve
Larg prej vesës së agimeve.

Larg prej teje, shumë larg…
Por do vijë dita prapë

Dita kur gjith' kurbetlinjtë
Me familje e çilimijtë
Tokën tënde do puthin fort
Se je mjalti m' i ëmbël n'botë!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.