 |
| Ymet Abdulai |
Ymet Abdulai u lind me 10-05-1956 në Kranjë të Prespës në Maqedoni. Shkollën 8-vjeçare e mbaroi në Kranjë, kurse shkollën e mesme "Zef Lush Marku" në Shkup. Ka kryer fakultetin Filologjik në universitetin "Ciril dhe Metodi" të Shkupit, në degën e albanologjisë. U diplomua në vitin 1981 si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Punoi për një kohë të shkurtër në shkollën e mesme mjekësore në Mitrovicë të Kosovës, pastaj u regjistrua në shkallën e tretë të magjistraturës në Zagreb, të cilën e la pa mbaruar pasi emigroi fillimisht në Suedi e pastaj në Danimarkë dhe prej 15 vjetësh jeton në Dallas të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është i martuar dhe me tre fëmijë.