Kthime
E enjte, 21-06-2007, 10:34pm (GMT)
Jam kthyer cdo here qe kam kapur shikimin e nje fytyre fshatare te supermarketi sa here qe kam degjuar tinguj zera zhurme si te fshatit tim
Jam kthyer cdo here qe ne radhet e maleve te huaja pata kerkuar pamjen e gjate te Kumetes dhe Picuten e merryer apo rete e bardha gazmore ne qiell stisen togje mbi togje apo era e rrembyer pastron kaltersine e dendur
Jam kthyer cdo here qe nje qen i tmerruar frige te lehte naten kur pushojne motoret e gjelat kendojne oret para kohe
|