Letërsia Shqiptare

Kartolinë nga Solunto
E enjte, 21-06-2007, 10:37pm (GMT)

Giuseppe schirò Di Maggio

Detar i vjetër
Kam lekurë të mësuar me kriDetar i vjetër
Kam lekurë të mësuar me kripën
erë e vrullshme gjithmonë në kursin tim
kurrë puhi e paqes

o bunacë e zemrës.
Nuk di nëse urrej a dashuroj detin.
Njoh llojlloshmërinë e ngjyrosur
të martesave të rrepta qiell-det.
Njoh e mat me sy kreshtat e dallgëve
dhe vijezimet e aq anijesh venë t’i sfidojnë.
Për mua edhe dallgët madhështore
kanë përmasën e valave të buta.
Detar i stërvitur jam.
Më ndalon policia kufitare
njohje e fortë për njeri-tjetrën
pijmë një cigare
më vulosin dokumentat e përjashtimit
i pershëndes dhe njekohësisht
betohem se do t’i provoj sërish.
Një rrotë jeta ime
që nuk qëndron kurrë.

Kartolinë nga Solunto
Në ditët diellore shpërthen dheu e ngjyrave
të erërave dhe verbojnë sytë deti
bregu dhe gërmadhat e vdekura
të qytetërimeve të shkuara
marrin mishërim virtual.
Vështirë të përfytyrosh në aq qetësi
e gjumë një dushk një cicërim
ndonjë fërfëllimë që i thyen.
Por unë rri aty - më e ndezur mendja se peisazhi
e shoh hije të dalin nga kuvertat
e anijeve me vela të mbledhur në ankorim
turmë e rrahur nga fatkeqësitë
por krenare - me krenari malësore thom unë
kontradiktë te kërkesa e strehimit
dhe dinjiteti - i motivuar
të mos ndihen të përulur.
Pasqyrë e brigjeve të tjera
e ankorimeve të tjera.

Kosova lule
E gjetëm
të zbuluar qëmoti
Kosovën lule
të bukur si shpirti!

Këto fusha

Korrën
drapre të parregullta
këto fusha;
në kohën e mbjelljes
hodhën
farë të metaltë
dhe filiza të metalta
dolën.
Kërcej të hekurt kryqesh
o gjysmëhëne.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.