Jeronim De Rades per qindvjetorin e vdekjes
E enjte, 21-06-2007, 10:40pm (GMT)
Për qindvjetorin 1903/2003
Pelegrinë vijmë këtu me përulësi të devotshme te faltorja e Zërit të Math pas thirrjes së vëllazërisë me flamurët e ishullit tonë të anës arbëreshe për kronikën o historinë e ardhshme si dokument Thomai Mateu Zefi.
Në agorë bashkë me Tanët gurin tonë do të kumbisim përkrahje të përmendores De Radë ripërtëritur te pasardhësit.
kumbisim = lëmë
Lotët e një Laerti
Uturin qerrja e tij moderne e qëndron te kàngjella që mbyll Gjetsemanin tim
o Edenin tim sipas frymës e zbrit si një Laert që di lajmin lotë të shumta te rrudhat e faqeve të vjetra e zë vajtimin siçiljan “E chi fu tron’i l’aria? Tron’i l’aria fu!” gjëmë e ajrit mbi jetën e vëllathit tim. E shpejtohem të mos shqepojë më tej dhe përqafohemi e toka pa ndjenjë nuk humb nga barra jonë e dhëmbjes. E kërkoj t’i them ngushullim e ai Laerti qan i gjallë vdekjen e tij mbi vellaun tim se kushdo nga të gjallit qan mbi të vdekurit vdekjen e tij. E qëndrojmë kështu të vërehemi të shtrembëruar brenda globulit të lëkundshëm të një loti det
|