Letërsia Shqiptare

Jeronim De Rades per qindvjetorin e vdekjes
E enjte, 21-06-2007, 10:40pm (GMT)

Për qindvjetorin 1903/2003

Pelegrinë vijmë këtu
me përulësi të devotshme
te faltorja e Zërit të Math
pas thirrjes së vëllazërisë
me flamurët e ishullit tonë
të anës arbëreshe
për kronikën o historinë e ardhshme
si dokument Thomai Mateu Zefi.

Në agorë bashkë me Tanët
gurin tonë do të kumbisim përkrahje
të përmendores De Radë
ripërtëritur te pasardhësit.

kumbisim = lëmë

Lotët e një Laerti

Uturin qerrja e tij moderne e qëndron
te kàngjella që mbyll Gjetsemanin tim

o Edenin tim sipas frymës
e zbrit si një Laert që di lajmin
lotë të shumta te rrudhat
e faqeve të vjetra e zë vajtimin
siçiljan “E chi fu tron’i l’aria? Tron’i l’aria fu!”
gjëmë e ajrit mbi jetën e vëllathit tim. E shpejtohem
të mos shqepojë më tej dhe përqafohemi
e toka pa ndjenjë nuk humb nga barra
jonë e dhëmbjes. E kërkoj t’i them ngushullim e ai
Laerti qan i gjallë vdekjen e tij
mbi vellaun tim se kushdo nga të gjallit qan
mbi të vdekurit vdekjen e tij. E qëndrojmë kështu
të vërehemi të shtrembëruar
brenda globulit të lëkundshëm
të një loti det


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.