Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 08-08-2008, 09:04pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
 » Zef Serembe
 » Zef Skiro Di Maxho
 » Zef Zorba
 » Zija Cela
 » Zyhdi Morava
 » Zeqir Fazliu
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët Z » Zef Skiro Di Maxho
 
Memes sime (Dheut tim)
E enjte, 21-06-2007, 10:44pm (GMT)

1.

Këtë herë [herët e tjera u për Perëndim o Veri]

është mëma ime [dheu im] që më lë [themeli

ku rrija i patundur]. Herët e tjera kur

nisesha [për liri o për punë] shoqëruar

nga orkestra e valëvet o nga xhazi i trenavet

e shihja [mëmën] [dheun]

të shuhej te horizonti [ngjer tek i sprasmi

rrip i dukshëm]. Nani

është ajo [mëmë e dhe] që niset

për një përmasë tjetër [të detyrueshme] misterioze

e më lë

të zvogluar në vijën e horizontit

trashgimtar të [asaj] dhëmbjeje tonë [shekullore].

nani = tani

 

4.

Kujtoj kometën Hale-Bopp [mbrëmanet]

në veri-perëndim

brënda profilit të qelqët [të një kupe malore]

e si ia tregova mëmës [nga rruga Krispi n. 30]

[vëre’, ë një kometë!] me parandjenjën se

për nga mosha s’do ta shihte më [marrëzi:

asnjë te të gjallit s’do ta shihte më!].

Nanì ajo [mëma] e di

natyrën e kometavet [poteren dhe heshtjen

e sendevet në qiell] por unë lidha

përgjithmonë kujtimin [se të dy ishim të gjallë]

me kalimin e njëditshëm të një drite me bisht

që do të kthehet përsëri e njëditshme [kur

për kujtimet unë s’do të kem nevojë].

 

7.

Të të panumërvet vëllime të enciklopedisë

së rruzullimit – kultura [jetësore] shtëpiake

në tokë [thomse] vetëm kujtim –

të të panumërvet vëllime që ke në përdorim [mëmë]

shfleton titujt më të bukur e vete i gjen me kureshtje

të pashueshme: Andromeda, Coma Berenices, Ophiucus

Orion, Ursa Major për t’i thënë latinisht. E thomse

çuditesh [e buzëqesh] për rallësinë e kapitujvet

qiellorë Eagle [Shqiponja] Sunflawer [Luledielli]

Sombrero, Trifid [I-çarë-trishi]

Omega, Butterfly [Flutura] Wild Duck [Rosa e Egër]

Oël [Kukuvajka] Crab [Gaforrja]

Horsehead [Krye Kali] o të faqevet

të shkelqyera për shembull të Aldebaranit Betelgjëzës

Antaresit Vegës Siriusit sikuree i duhej

një emërim tokësor për të kuptuar qiellin.

Oh, t’i shihnim e t’i dinim eksistuese [nga ky Dhe]

nga kjo e ngushtë dritare mbi rruzullimin

pa nevojë të ishim të vdekur o se duhet të vdiset.

 

8.

Në llojas [mëmë] me sy nga Saturni

[më keq] nga Urani o Neptuni

pikën e paqënë të Dheut

s’do ta përseksësh. Për ato

perëndi [të zhvleftësuara]

thjesht Dheu s’gjëndet1 .

E andaj as edhe ne. [E diskutueshme e di]

[Nga ky dhe]

s’di ku të kërkonj vendet kozmike

e të vdekurvet të mi të dashur.

Por edhe ata neve të gjallë. [Thomse]

na bjerrin sysh e del se jemi na

në përfundim që s’jemi.

 

llojas = heton; përseksësh = dallosh, vështrosh

 

 

“Këtu” kam edhe tim vëlla

 


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Jeronim De Rades per qindvjetorin e vdekjes (21-06-2007)
Ullirit tim detar (21-06-2007)
Kartolinë nga Solunto (21-06-2007)
Botë (21-06-2007)
Njerezi (21-06-2007)
I huaj (21-06-2007)
Kthime (21-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]