| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Memes sime (Dheut tim) E enjte, 21-06-2007, 10:44pm (GMT) 1. Këtë herë [herët e tjera u për Perëndim o Veri] është mëma ime [dheu im] që më lë [themeli ku rrija i patundur]. Herët e tjera kur nisesha [për liri o për punë] shoqëruar nga orkestra e valëvet o nga xhazi i trenavet e shihja [mëmën] [dheun] të shuhej te horizonti [ngjer tek i sprasmi rrip i dukshëm]. Nani është ajo [mëmë e dhe] që niset për një përmasë tjetër [të detyrueshme] misterioze e më lë të zvogluar në vijën e horizontit trashgimtar të [asaj] dhëmbjeje tonë [shekullore]. nani = tani
4. Kujtoj kometën Hale-Bopp [mbrëmanet] në veri-perëndim brënda profilit të qelqët [të një kupe malore] e si ia tregova mëmës [nga rruga Krispi n. 30] [vëre’, ë një kometë!] me parandjenjën se për nga mosha s’do ta shihte më [marrëzi: asnjë te të gjallit s’do ta shihte më!]. Nanì ajo [mëma] e di natyrën e kometavet [poteren dhe heshtjen e sendevet në qiell] por unë lidha përgjithmonë kujtimin [se të dy ishim të gjallë] me kalimin e njëditshëm të një drite me bisht që do të kthehet përsëri e njëditshme [kur për kujtimet unë s’do të kem nevojë].
7. Të të panumërvet vëllime të enciklopedisë së rruzullimit – kultura [jetësore] shtëpiake në tokë [thomse] vetëm kujtim – të të panumërvet vëllime që ke në përdorim [mëmë] shfleton titujt më të bukur e vete i gjen me kureshtje të pashueshme: Andromeda, Coma Berenices, Ophiucus Orion, Ursa Major për t’i thënë latinisht. E thomse çuditesh [e buzëqesh] për rallësinë e kapitujvet qiellorë Eagle [Shqiponja] Sunflawer [Luledielli] Sombrero, Trifid [I-çarë-trishi] Omega, Butterfly [Flutura] Wild Duck [Rosa e Egër] Oël [Kukuvajka] Crab [Gaforrja] Horsehead [Krye Kali] o të faqevet të shkelqyera për shembull të Aldebaranit Betelgjëzës Antaresit Vegës Siriusit sikuree i duhej një emërim tokësor për të kuptuar qiellin. Oh, t’i shihnim e t’i dinim eksistuese [nga ky Dhe] nga kjo e ngushtë dritare mbi rruzullimin pa nevojë të ishim të vdekur o se duhet të vdiset.
8. Në llojas [mëmë] me sy nga Saturni [më keq] nga Urani o Neptuni pikën e paqënë të Dheut s’do ta përseksësh. Për ato perëndi [të zhvleftësuara] thjesht Dheu s’gjëndet1 . E andaj as edhe ne. [E diskutueshme e di] [Nga ky dhe] s’di ku të kërkonj vendet kozmike e të vdekurvet të mi të dashur. Por edhe ata neve të gjallë. [Thomse] na bjerrin sysh e del se jemi na në përfundim që s’jemi.
llojas = heton; përseksësh = dallosh, vështrosh
“Këtu” kam edhe tim vëlla
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||