Letërsia Shqiptare

V jersha te lipit tim
E enjte, 21-06-2007, 10:46pm (GMT)

Peng. Të zënit fill ëhstë gjithmonë kështu.

Të ndodhesh peng. I gjellës3

i vdekjes. Je vdekja Murat i Dytë Turk.

Por yni s’e dhuron kapistrën.

Më parë o më pas do të ngrëjë kryet.

 

Me çilin4 përfundim.

Të shfletohet historia.

Fermani apokrif

i hap dyert e Krujës.

Përhapet lajmi.

E lehtë do të jetë fitorja.

Të lirosh Dibrën.

Të pushtosh kështjellën e Petralbës. Të pushtosh

Sfetigradin. Të pushtosh tërë botën.

Në Lezhë Kuvendi.

Të mundet kanceri.

E bujshme fitorja e Torviollit.

Dhjetëmijë për njëzetepesëmijë.

Dukej e pamundshme.

Është e mundshme.

Zemra bëhet e pakufirë.

Sfetigradi rimarrë nga Turqit

pas dy muajsh rrethimi e humbjesh të rënda.

Njëqindmijë kundër Krujës.

Kruja i bën ballë. Lavdërimi

i mbrojtjes së vetë.

Murat mund të vdeç5

Nga zemërplasja. Por

i lë thronin Mehmetit të Dytë.

Të ligtë6 vazhdon.

Tronditja më e rëndë.

Vdekja e pakufishme e Kostantinopollit.

Maji 1453.

Të hartohet një plan strategjik

për rifitimin e Beratit.

Të ndërrohet taktikë.

Por Berati ëhstë i mundur. Të riprovohet.

Është i mundur. Të riprovohet. Berati

është jeta. E Sfetigradi

me gjithë pabesitë7 .

Moisiu i Dibravet

u bind Moisiu i Dibravet. E mprehtë shpata e tij.

E rëndë për dy burra

shpata e Skënderbeut.

T’u shmanget ndeshjevet në fushë të hapur.

Të adoptohet taktika e sulmevet të papritura.

Ballabani, më i furishëm se kurrë.

Origjina e njëjtë, e degjeneruar.

I drejtohet zemrës së Botës.

Kruja është zemra e botës.

E Kruja tani për tani

u bën ballë sulmevet.

E pra mbyllja e pabesueshme.

E rrufeshme e rrjedhës.

E rrethojnë luftetarët e tij.

Lajmi hyn në dhomën e vuajtjes:

nga armiku një tjetër pushtim.

Do armaturën. Shpatën motër. Kalin besnik.

Me vrull. Pra i lë.

Gratë e mira me radhë

- në vend të mëmës kamot vdekur –

i përkëdhelin dorën

t’i zbutin dhëmbjen e pakufishme.

Dhëmbjen e qartë të njohjes

së arritjes te caku i jetës.

Villi8 i gënjimit u shqorr.

Qielli u nxi. Të vdekurit

nuk u ngjallën.

17 janar 1468.

Dy ditë pas, 2003.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.