Letërsia Shqiptare

Këta të shfletuar letërsi
E enjte, 21-06-2007, 10:48pm (GMT)

Këta të shfletuar letërsi

rrasa varre emra të Tanëve dhe Yti,

Poet, e të bëmat tuaja njerëzish

të përjetshme o të përditshme

të hyjtura te ingranazhi i harrimit

në nuk jetonte Fjala e shkruar

Fjala magjike e shkruar e dhjatës

ringjallur te shqyptimi

që i jep prapë magjinë e jetës.

E më duket se varet qiell i patundur

nga ankthi

mbi të pakryerën përjetësi tuaj fizike

mbi të shfletuarit letërsi të vdekurish.

Por fatit të vdekjes

- si sprovë e përkohshme e jetës –

vargjet e tua kumbojnë

me shqiptimin e të gjallëve

mbi mbulesën ankthi

që për pak llargohet.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.