Letërsia Shqiptare

Mbi nje doreshkrim Deradian
E enjte, 21-06-2007, 10:48pm (GMT)

Brënda kutisë një faqe

të balsamuar një herë e gjallë.

Shkrimi i dyfisht që na dallon

është aty në bashkëplotësi.

Por zjarr i ndryshëm të frymëzon:

e fortë e thatë gërryese penda

e anës arbëreshe vuajtje

në të hequr e të dhënë;

e lehtë përballë

penda italiane.

Mos u trëmb: s’do t’i zbuloj sekretet

e vuajtjes sate krijuese.

Por të pashë, poet, në fletë të gdhendje

dhe tingullin e ashpër e të ëmbël gjegja

te fjalët pa mot.

 

gjegja = dëgjova



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.