Letërsia Shqiptare

Tek e lareta Purtele*
E enjte, 21-06-2007, 10:50pm (GMT)

Kërkoj të bëhem profil

i zi te natyra e zezë-natë

- pa ndotje pasqyrimesh të dritëvet qytetareku

bën kurriz e larta Purtelë

me gurët e ndjeshëm në pozitë njerëzore

si përmendore të jetëvet ç’u këputën

nën një kupë të mbushur plot

me llëmba ta zmadhuara aqë

se pa dallim yjësitë zhduken

të bjerra te luzma. E perënditë

me perëndeshat sy-shumë brilantësh

gënjëjnë veten në shkëlqimin e tyre të huajtur12 .

Për gjithë atë madhështi qiellore s’di të thom

as në rimë as në vargje të lira.

Jap vetëm shenjë të pranisë e ulërij

me modulime të larta – ç’i përforcon

faqja përballë prej mermeresh mali –

pushtetin absurd i njeriut mbi jetën

nën pandjeshmërinë –ashtu duket – të qiellit.

 

* vendi ku, më 1 maj 1947, u bë kërdia kundër argatëvet e punëtorëvet arbëreshë e sicilianë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.