Tash njoh frymën e erëravet
E enjte, 21-06-2007, 10:51pm (GMT)
Tash njoh frymën e erëravet
e di nga cila anë do të pëshpëritin degët.
Ka erë artiste poeteshë
që bie mjegulla13 thjerrëzore pirgje shtresa
e gëzohet nga furtuna.
Ka erë që fshin mjegulla
e liron mendimet.
Tash njoh frymën e erëravet
e masat gjysmake e flladit
o të pushisë që vete e vjen
herë nga liqeni në dhe
herë nga dheu në liqen.
As dua të mendoj çila
erë më përket.
|