Motoshati te vila këtu përpara
trazon tokën rreth bimëvet
e varrëzon barërat tuke shurdhuar ajrin.
Atje lart ndërkaq te dielli zhvillohet ngjarja.
Në teleskop qetësia yjore bën skenë
- qetësi për ne sepse “aures hominum obsurduerunt”
(Somnium Scioiosis, De Republika, lib. VI, 19) –
u shurdhuan veshët e njerëzvet
për të shtatë notat e rruzujve qiellorë.
Humbi diamantin Afërdita dhe e zezë
hipet mbi faqen e diellit. Thërres miq
të marrin pjesë ndryshe s’ka dëshmi.
Jemi gjithnjë me gjithësinë, thot dikush.
Shkenca poezivrasëse numëron 122 vjet
të shihet e njëjta skenë nga këtu kështu
sikurse thotë: mbaj mend vdekjen.
Humnera e kohës trëmb. 122 vjet prapa tjerë të gjallë.
Pas 122 vjetësh të tjerë. Te të gjallët e sotëm
të gjithë do të shkojnë përpara diellit
më parë se ngjitja e ardhshme e Afërditës.
Si dëshmi dokumenti. 8 qershor 2004
Hyrje 7,30. Dalje 13,25
Në mes, jeta.
1 s’është, s’ekziston
2 të zisë sime
3 jetës
4 cilin
5 të vdesë
6 e keqja
7 tradhëtitë
8 sqepi
9 kemi vajtuar
10 bënte
11 hyjnizon
12 huazuar
13 re