| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kalimi i Aferdites E enjte, 21-06-2007, 10:52pm (GMT) Motoshati te vila këtu përpara trazon tokën rreth bimëvet e varrëzon barërat tuke shurdhuar ajrin. Atje lart ndërkaq te dielli zhvillohet ngjarja. Në teleskop qetësia yjore bën skenë - qetësi për ne sepse “aures hominum obsurduerunt” (Somnium Scioiosis, De Republika, lib. VI, 19) – u shurdhuan veshët e njerëzvet për të shtatë notat e rruzujve qiellorë. Humbi diamantin Afërdita dhe e zezë hipet mbi faqen e diellit. Thërres miq të marrin pjesë ndryshe s’ka dëshmi. Jemi gjithnjë me gjithësinë, thot dikush. Shkenca poezivrasëse numëron 122 vjet të shihet e njëjta skenë nga këtu kështu sikurse thotë: mbaj mend vdekjen. Humnera e kohës trëmb. 122 vjet prapa tjerë të gjallë. Pas 122 vjetësh të tjerë. Te të gjallët e sotëm të gjithë do të shkojnë përpara diellit më parë se ngjitja e ardhshme e Afërditës. Si dëshmi dokumenti. 8 qershor 2004 Hyrje 7,30. Dalje 13,25 Në mes, jeta.
1 s’është, s’ekziston 2 të zisë sime 3 jetës 4 cilin 5 të vdesë 6 e keqja 7 tradhëtitë 8 sqepi 9 kemi vajtuar 10 bënte 11 hyjnizon 12 huazuar 13 re |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||