Grumbullime të hapura o sferike
qiell i thelle
çuditëri të mjegullnajave statike
mburrësi miliardësh vjet-dritësh
galaktika në grupe vendase
po dilet trushi të marrësh me mend
një sistem rruzullimi të bashkëlidhur
me rruzullime të tjera të ndërlidhura.
Me të vërtetë është mendja syri teleskopik
që ka ndërlidhje me gjithësitë e më thot
për eksistencën e tyre. O për gënjimin.
Si ngushëllim pra mbyllem
te lëvorja e pavlerë
e kësaj toke që nga emri
kumbon: Fusha e Zonjavet.
E më pëlqen kufiri
konkret e i shëndoshë i trollit tim
ku të vërteta kanë qenë dashuritë dhe janë.