Letërsia Shqiptare

Lodhje
E shtune, 23-06-2007, 05:53pm (GMT)

Nganjëherë trishtimi fjollë mbidhet
mullan në zemra të plasura,
nganjëherë përmallimi bëhet liman vajtimesh
ngushulluese;
të përgjumur ndehemi përmbi pellgje brengash
ndehemi shtijakë ndër gëzime që s'kanë jetë
e biem lëmuç
- thëllënza të rreshkura - ndër pasqyra.
Cekonet qielli prej vigmash pikë-e-vrer,
Cekohet guximi;
ushton ndër veshë e papushim
"pusho në paqe,
pusho në paqe..."
Ah, s'mundem më, nuk mundem;
më çoni...



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.