Shkalla e Kakarriqit
E shtune, 23-06-2007, 05:54pm (GMT)
E kapërthyer me lugetër hëna njollat e territ përgjakë e nata, tinëzare fërshëllen mbas pritash, si në kohën e cubave kur thika vetëtinte e ftohët; e buzagaz me pezëm.
Harbon përbindshëm rrëpira e ngeshme në perspektivë për t'u qepur në një kënd me qiellin e detin.
(Më rrashtë e më tepër ferr shkrepat ceporë, kërcënuese për m'u shprazë në rrenojë përmbi eshtra që vetëm lëkura i lidhë e vullneti). O natë, o natë, mos ky na qenka pikësynimi?
Të ngrysura ëndërrimet sërish vërshojnë lëvyrëse e me të lutura, por ndalem në vend: shuplake kulla picingule e katallanit të lashtë.
|