Letërsia Shqiptare

Vajtimi i plakut ne shtepine e shkretuar
E shtune, 23-06-2007, 05:57pm (GMT)

Më lini. Unë vetë ankohem me vetvete;
harrohem ndër rrënoja e ngushllohem.

Deri këtu - a dole shpirt! - me zor u kapa,
gërmuç e kalamendas anësh së rrugëve;
(thellimin si me ça m'e avull të pakët?)

Të zhigatura, por prap në këmbë këto mure
qëndrojnë
këtu në qoshe sytë veri nuk i shikë
e në lotokan, lotojnë përmallë...

Më lini. Unë vetë ankohem me vetvete:
"Qetësia ndër kthina jehonte,
fëmia..."



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.