Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 16-05-2008, 03:41pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
 » Zef Serembe
 » Zef Skiro Di Maxho
 » Zef Zorba
 » Zija Cela
 » Zyhdi Morava
 » Zeqir Fazliu
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët Z » Zef Zorba
 
Zef Zorba
E shtune, 23-06-2007, 05:58pm (GMT)

Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret studimet më 1943 për arsye të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nëpunës banke. Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllim të qartë desident si "Juda Makabe" e Fishtës, "Armiku i Popullit" i Ibsenit etj. Ndoshta edhe për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset nën akuzën e agjitacion e propagandës. Vuan dënimin ndër kampet e punës dhe "riedukimit" deri në vitin 1951. Më vonë punon ndër ndërrmarrje të rrethit të Shkodrës si logaritar deri në vitin 1980, kur dhe pensionohet. Ndërron jetë në janar 1993 në Shkodër. Në heshtjen e thellë të këtij gjysmëshekulli, Zorba, i pajisur me një kulturë të mrekullueshme vizatoi figurën e intelektualit të vërtetë, larg kompromiseve. Ai krijoi një afinitet të çuditshëm me letërsinë e filozofinë modernë duke përkthyer poetë të tillë si R. Frost, Xh. Ungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T.S. Eliot, dramaturgë si Shou, Pirandelo, Uelld, Martin, e filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer etj. Poezitë e mëposhtme janë shkëputur nga vëllimi poetik "BUZE TE NGRIRA NE GAZ", 1994.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Vajtimi i plakut ne shtepine e shkretuar (23-06-2007)
Tjera blerime (23-06-2007)
Hene te reja (23-06-2007)
Një gozhdë (23-06-2007)
Shkalla e Kakarriqit (23-06-2007)
Lodhje (23-06-2007)
Rruget ne vjeshte (23-06-2007)
Merimange (23-06-2007)
Shakespeare (23-06-2007)
Kruja (23-06-2007)
Ne vend te hyrjes (23-06-2007)
Pa element (23-06-2007)
Alegro furioso (23-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]