Letërsia Shqiptare

Nostalgji
E diel, 04-11-2007, 03:21pm (GMT)

Dikur fluturoja nëpër flatra të bardha
Vargu im ombrellë e ngazëllyer me këndimin
kishte frikë për largim të tërbuar

Unë pikturoja bebëzat e asaj hëne
vargu im ishte diell

Shtypa sustën e parë për këngën
hapa të gjitha portat
fluturoja nëpër udhën e ëndrrave

Ku vajti
gurgullima blu e fjalës
kënga ime e ndezur

Këngët e lumtura i përshëndeta me dorë
dhe labirintave të hënës u mbylla në muzg.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.