Valë të lehta
E diel, 04-11-2007, 03:22pm (GMT)
E hodha një gur mbi yjzit e dritës ta thyej halucinacionin e portës t’i mbush format në portretin e verdhë të hënës Deri në kupë valëvitet mrekullia e valëve
Nga flaka e madhe e frymës lindi dielli i ri i këngëve
U trandën portat dhe hijet nga forma e bardhë e yjeve
Injoranca e tepruar përplaset e bie
Në parzmat jeshile të ishujve Në parzmat jeshile të ishujve unazat të bardha, të verdha fluturojnë e derdhen si kandili i ndezur me ngjyrën e gjelbërt
Aromë hëne që s’pushon e çan trotuare yjesh kah përhapen valë të lehta në shkëlqim me ngjyra të bardha
|