Letërsia Shqiptare

Këngë e re
E diel, 04-11-2007, 03:23pm (GMT)

Një grumbull trëndafilash
dhe një alarm halucinacionesh
bien
mbi rimelin blu të këngës

Edhe një siluetë e ndezur
struket diku afër
si një anadiomenë
që shpërndahet nga zbatica trembur

E ngjitur në hapësirë
nëpër rreze dielli
rri krenare ëndrra ime
edhe kënga
edhe fjala
Këngë e re
Përpara imagjinata e madhe e diellit

Kënga ime thur vargje të lira për hënën
pastaj do të fillojë dasma
vargut do t’i rritet fryma

Kënga erdhi nëpër udhën e pyjeve
vargu bëhet mal, kthehet në gurgullimë lumi



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.