Letërsia Shqiptare

Një këngë për lulet e bardha
E diel, 04-11-2007, 03:23pm (GMT)

Nga dritarja
shihen lulet e bekuara
si ëndrrat

Mrekulli mbi shkallë
me gurë të zbukuruar
e vetmja
vazë
me vesë e luspa të bardha

Në shpirt bën ftofje
dhe era m’i dridh duart
Shkruaj mallshëm kur dua t’i pikturoj
bebëzat dhe sythat
Ngjyrat i hodha në letrën e verdhë
vargjet

ajër

Lulet e bardha
valëviten deri në qiell
nën një ombrellë të zjarrtë
në ngrohje të një dielli
pranë dritares dhe pasqyrës

Tani te dritarja e dhomës sime
diell dhe flakë
vrull luleve u jep

Hëna mbi shkallë këndoi te guri
një këngë për lulet e bardha



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.