Vaji i palmës
E diel, 04-11-2007, 03:26pm (GMT)
Mbi lëvorën e hollë në një abazhur Rri pezull aroma e pemëve të bardha
Një palmë e lakuriqësuar nëpër kohë mallkon gurët përbuz diellin dhe formën e pikës së zezë
Palmës ia kanë këputur flatrat e kaltra flatrat e të tjerave s’i kanë prekur vajton dielli dhe ajri
Palma ëndërroi përherë pikën e bardhë mbuluar me lule
Palma mbi palmë përplaset e fjala mbi fjalë vetëm një gur përkulet për diell përkunden duart dhe bebëzat e syve
Fluturuan nga palmat gjethet e vjeshtës fluturuan ëndrrat e fundit me degët e plasura
|