Letërsia Shqiptare

Vaji i palmës
E diel, 04-11-2007, 03:26pm (GMT)

Mbi lëvorën e hollë në një abazhur
Rri pezull aroma e pemëve të bardha

Një palmë e lakuriqësuar nëpër kohë
mallkon gurët
përbuz diellin
dhe formën e pikës
së zezë

Palmës ia kanë këputur flatrat e kaltra
flatrat e të tjerave s’i kanë prekur
vajton dielli dhe ajri

Palma ëndërroi përherë
pikën e bardhë mbuluar me lule

Palma mbi palmë përplaset e fjala mbi fjalë
vetëm një gur përkulet për diell
përkunden duart dhe bebëzat e syve

Fluturuan nga palmat gjethet e vjeshtës
fluturuan ëndrrat e fundit me degët e plasura



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.