Bari po thahet në pëllëmbët e drurëve
tiktaket e hënës përkunden në muzgje
Fijet e fundit në pasqyrën e lotit
bien nëpër ujë si një gurgullimë
Bie gjethi në tokë me dhimbje e mallë
trishtohet për nënën e vet
Rrëshqiti nga bredhi frymëzimi e gjethi
hëna me lot e mbuluar
Rrotullohet vaza e pikëlluar e motit
tek dritarja me lulet e vyshkura
Rënkon në mal me pika mbuluar
një dru i braktisur nga bebëzat e sythat
Ëndrrat e fundit në shuplakën e ballit
treten nëpër lumë si një gurgullimë
U dogjën në mal cicërimat e zogjve
u dogjën edhe puplat e bardha mbi çatinë e valëve
Rrëshqiti nga bredhi frymëzimi e gjethi
hëna me lot e mbuluar