Siluetat
E diel, 04-11-2007, 03:28pm (GMT)
Shpeshherë siluetat më dalin përpara dritares dhe shtëpisë së vjetër
Hija e ftohtë e xhamave mbulon fijet e këputura të barit që përkulen nën qeramikën e një ëndrre
Siluetat e para prapa perdeve përplasen gurgullimave të shiut kapërdijnë virgjërinë e fjalëve
I molisur jam nga siluetat e natës nga sibilat e athta nga kataraktet i molisur jam
E thitha sonte nikotinën e ajrit dhe mbeta i lagur nën gjethet e hënës
|