Letërsia Shqiptare

Siluetat
E diel, 04-11-2007, 03:28pm (GMT)

Shpeshherë
siluetat më dalin
përpara dritares
dhe shtëpisë së vjetër

Hija e ftohtë e xhamave
mbulon fijet e këputura të barit
që përkulen
nën qeramikën e një ëndrre

Siluetat e para prapa perdeve
përplasen gurgullimave të shiut
kapërdijnë virgjërinë e fjalëve

I molisur jam
nga siluetat e natës
nga sibilat e athta
nga kataraktet
i molisur jam

E thitha sonte nikotinën e ajrit
dhe mbeta i lagur nën gjethet e hënës



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.