Letërsia Shqiptare

Merimangat
E diel, 04-11-2007, 03:28pm (GMT)

Herët shpirti im del nga mëndafshi
dielli i zbërtheu kopsat e lëshoi mërmërimë

E shajnë diellin
merimangat
turpin e muzgut ta mbulojnë
pa turp
t’i thyejnë eshtrat
buzët dhe duart

Erdhën merimangat
nëpër një muzg
dritash gënjeshtare

Në mbrëmje
asgjë
s’është e bardhë
as në mëngjes
mbi shuplakë përfytyroj
hijen e merimangave
në duar

Në mes të ditës
ngjyrat
e zeza
përplasen
nëpër grykën e trazuar



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.