|
|
|
Frau Riva
E shtune, 23-06-2007, 06:10pm (GMT)
1. Nė Vienė, nė sallonin e njė vile tė madhe, po vallėzohet. Ēiftet qė ndodhen mė tė djathtė, duke qenė tė ftuar tė rastit, kthejnė kokėn pėrballė me kėrshėrinė pėr tė ditur se cila ėshtė ajo zonjė me duart e vogla, tepėr nazike, por me njė pusht plot shndritje nė gishtėrinj, shndritje aq tė ēuditshme, sa duket sikur ka mbajtur nė pėllėmbė njė flutur, qė sapo e ka lėnė tė fluturojė.
2. Nė Graz jetonin dy mikesha, frau Helga dhe frau Riva. Ato njiheshin prej kohėsh, prandaj shpesh pinin kafe te njėra-tjetra. Nė njė ditė me shi, ndėrsa bubullonte e llapste flaka e rrufeve, frau Riva ishte ngritur nga divani, ku drita e vetėtimave arrinte mė pak dhe ishte afruar pranė dritares duke iu zbuluar ballė pėr ballė atij shpėrthimi tė zjarrtė, plot afshe e llamburitje. Disi e habitur, Helga e kishte pyetur:
- E pėrse, frau Riva?
Dhe Riva ishte pėrgjigjur.
Pas ndonjė viti, pėr arsye pune, Helga u mbart nė Vienė. Atėherė, frau Riva u miqėsua me Bettinėn. Nė njė ditė me shi, kur po shungullonin bubullimat me njė gjėmė tė thekshme qė vinte valė-valė, frau Riva u ngrit nga kolltuku i qoshes dhe vajti pranė dritares, pikėrisht ku stėrkalat e zjarrta ishin mė tė fortė.
- E pėrse, frau Riva? – pyeti Bettina.
Dhe Riva iu pėrgjigj njėlloj, sikundėr Helgės:
- E kam amanet nga babai. Kur u largova nga Shqipėria, ai mė tha: "Kudo tė jesh, bija ime, sa herė qė qielli tė mbushet me ngarkesa dhe prej ngarkesave tė shpėrthejė, ti afrohu te dritarja, se nuk janė rrufetė, ėshtė shpirti im qė shpėrthen prej mallit. Jam unė qė tė kėrkoj, moj bijė, hedh dritė rreth teje, tė shoh kudo tutje dhe nga larg tė fotografoj".
Kaluan ca muaj. Meqė burri i Bettinės trashėgoi nė Vienė njė vilė tė mobiluar, nė afėrsi tė parqeve tė Schonbrunn-it, u tėrhoqėn pėr tė jetuar atje. Vetėm si kaluan disa vjet dhe pėrfunduan digat shtesė, qė bėheshin nė zonėn ku fillojnė Alpet, bashkėshorti i Rivės u punėsua nė njė institut tė hidroteknikės dhe, kėshtu, tri mikeshat u ribashkuan nė kryeqytet.
Me atė rast u shtrua mbrėmja e mirėseardhjes.
3. Nė Vienė, nė sallonin e vilės sė madhe, frau Helga e frau Bettina u gjetėn pėrsėri para asaj tė papriturės sė dikurshme. Befas, duart e Rivės u veshėn me njė pluhur tė ndritshėm, diēka qė tė kujtonte nitratin e argjendit nė gishtėrinjtė e fotografėve, kur sapo i kanė nxjerrė nga vaska e laboratorit. Me tė nisur shtrėngata, Riva e kishte ndėrprerė vallėzimin, ishte afruar pranė dritares me harqe si dritėsorėt e kishave dhe atje i kishte gurgulluar gryka prej njė psherėtime tė gjatė. Dy mikeshat e panė tė habitura. Natyrisht, ato e kishin mirėkuptuar nė fillim, kur shqiptarja e ēuditshme besonte se, sa herė ndizeshin blicat e vetėtimave, shkrepte malli i babait tė saj, tė cilit i shfaqej fytyra e sė bijės dhe sikur e fotografonte nga larg. Por ēdo gjė ka njė masė, sa kohė akoma do tė vazhdonte ajo tėrheqje misterioze?!
- E pėrse, frau Riva, pėrse afrohesh prapė te dritarja? – e pyetėn tė stepura.
- Ah, - psherėtiu Riva, qė gjithnjė mund tė shfrynte lirshėm, pasi bajamet i kishte hequr qė nė fėmijėri, - nėse atėherė ishte im atė qė mė shihte mua, tani jam unė qė e shoh babain tim. – Edhe nuk foli mė. Por pa ndonjė ngurim, ngriti lart duart e vogla, sikur po tregonte drejtimin se nga e shihte tė atin.
Mirėpo, pikėrisht atė ēast, zonjat vėrejtėn se ai pluhuri i ndritshėm nėpėr pėllėmbėt e saj, nuk i ngjante mė as pushit tė krahėve tė fluturės, as argjendit tė laboratorėve fotografikė, bile as shėmbėllimit tė shpuzės sė vetėtimave, por atij fosforit tė lehtė, krejt tė veēantė, fosforit qė vozit nėpėr qiell, zbret herė-herė edhe mė poshtė, po ne jemi nė gjendje ta dallojmė vetėm nė varreza.
Trokitje
Isha njėzet vjeē dhe pyeta: "Kur do ta njoh?"
Nė njėzetė e pesė thashė: "Kur ta kem njohur, do tė jemi gjithmonė bashkė".
U bėra tridhjetė dhe ne ishim bashkė. Nė tridhjetė e pesė ishim pėrsėri bashkė.
Po mbushja dyzetė kur bėmė udhėtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtėm, por kthimi ishte njėlloj si prej botės sė pėrtejme: Njėri prej nesh u tjetėrsua aq shumė, sa e humbi toruan edhe tjetri.
Nė dyzet e pesė u ndamė.
Pesėdhjetė vjeē i trokita nė derė. Doli dikush dhe mė tha:
- Ajo po fle. Ke ndonjė porosi?
- Jo, - i thashė, - vetėm desha tė di nė ėshtė mirė.
- Ajo ėshtė mirė, - tha.
Ende s’jam pesėdhjetė e pesė qė ta di nė ėshtė zgjuar nga gjumi dhe a vazhdon tė jetė mirė.
Ndoshta kur tė bėhem gjashtėdhjetė, do tė pyes veten: "A do ta shoh mė?"
Nėse nė gjashtėdhjetė e pesė nuk do tė jetė ajo qė do tė trokasė tek unė, shtatėdhjetė vjeē do tė martohem me njė tjetėr. Kam frikė tė plakem, por sidomos kam frikė tė vdes, pa pasur pranė njė dorė gruaje.
|
|
|
|